Published On: 2 Gusht, 2017

Zyrtari i PDK-së, Shpend Ahmetit: Trego pse të intervistoi hetuesia për rastin ‘Kodrina’

  • Sekretari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka publikuar kontratën që Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes e ka nënshkruar me kompaninë Tregtia për projektin “Kodrina”, për të cilën PDK e akuzon kryetarin e Prishtinës se ka bërë krim që mund ta çojë në burg.

Derisa paradite PDK ka publikuar skemën përmes së cilës shpjegohet krimi i supozuar, Ahmeti kishte reaguar në Facebook duke thënë se projekti i “Kodrinës” është në rregull.

Por, ndërkohë, sekretari i PDK-së në Prishtinë si kundërpërgjigje ndaj Ahmetit ka publikuar në Facebook edhe kontratën e Komunës me kompaninë Tregtia, ku konfirmohet rritja e koeficientit të ndërtimit për 65 përqind më shumë se që ishte paraparë.

Cakolli e ka akuzuar Vetëvendosjen se në kompaninë që do ta ndërtojë “Kodrinën” kanë marrë banesa për t’u shpërndarë militantëve partiakë.

Shkrimi i plotë i Cakollit:

Aq i mirefillte ishte planifikimi i Kodrines, saqe hetuesia per t’i dhene komplimente e kishin pas ftuar Shpend Ahmetin!

I keni detyruar banoret, i keni kushtezuar – per kete edhe nuk kane pasur çare pa e pranuar.

Qy çfarë marrëveshje skandaloze dhe te kundërligjshme ke nënshkruar me Tregtine, duke e kamufluar si memorandum. Prej 1.8, ia ke mundësuar asaj t’i rris koeficientet ne 2.8. Prej nje vlere investuese 320 milione euro ne Kodrine, jane planifikuar vlere shitjeje 1.5 miliard euro.

Pas kësaj marrëveshjeje, krejt ju te Vetevendosjes jeni duke u vendosur ne banesat e Tregtise, se po i “merrni” me te liren. Visari e Liburni veç janë sistemuar, po ju pritshin edhe juve te tjerëve tash!

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...