Published On: 28 Gusht, 2017

Zyrtari i PDK-së: Kriminelët e Vetëvendosjes e kanë rrahur bashkëshorten e Blerand Stavilecit

  • Zyrtarë të lartë të PDK-së, nënkryetari Uran Ismajli dhe deputetja Blerta Deliu, në një konferencë për media kanë akuzuar Vetëvendosjen për rrahjen e bashkëshortes së Ministrit në largim Blerand Stavileci.

Ismajli ka thënë se sulmi ka ndodhur gjatë mesditës derisa Vitore Stavlieci ka qenë duke e pritur bashkëshortin e saj Blerandin për të drekuar bashkë në përvjetorin e martesës.

Ai ka thënë se sulmi është kryer nga “kriminelët e Vetëvendosjes” të cilat derisa e kanë rrahur gruan e Blernd Stavilecit i kanë dërguar porosi edhe atij që “të mos flasë shumë”.

Në të njëjtën konferencë, deputetja e PDK’së, Blerta Deliu tha se këto sulme janë pasojë e diskursit të urrejtjes që po përdorët ndaj anëtarëve të kësaj partie.

“Fillimisht ka nisur si gjuhë politike dhe gjuhë e urrejtës, ndërsa tani ka nisur të kthehet në dhunë”, tha ajo në konferencë.

“Neser ne nuk e dimë se çfarë na pret”, përfundoi Deliu-Kodra.  /GazetaExpress/.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...