Published On: 23 Prill, 2017

Zyrtarët gjermanë kërkojnë që Turqia e Erdoganit të mos anëtarësohet në BE

Dy politikanë të lartë konservatorë të Gjermanisë i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i japë fund bisedimeve me Turqinë për anëtarësim në bllok, pas referendumit që i dha pushtet të ri të zgjedhura presidentit Recpe Tayyip Erdogan.

Norbert Roettgen, anëtar i partisë së kancelares Angel Merkel, Partisë së Kristian Demokratëve (CDU), dhe shef i komitetit të punëve të jashtme, ka thënë se do të dëmtohet besueshmëria i Evropës nëse nuk iu kundërpërgjigjen vendimit të Turqisë kundër demokracisë, transmeton Express.

“Do ta dëmtojmë besueshmërinë e Evropës nëse dështojmë që t’iu kundërpërgjigjemi vendimit të Turqisë kundër demokracisë, kundër sundimit të ligjit,” ka thënë ai në një intervistë për transmetuesin Deutschlandfunk.

Ndërsa, Joachim Herrmann, ministër i brendshëm i Bavarisë dhe anëtar i partisë aleate të CDU-së në Bavari, ka thënë se negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE duhet të marrin fund jo të ndërpriten.

“Ka ardhur koha që t’u jepet fund negociatave për anëtarësim në BE. Nuk duhet të bëjmë shaka me veten më: nuk ka perspektiva të përbashkëta me Turqinë e Erdoganit,” ka thënë Herrmann për gazetën gjermane Bild.

Ministri i Ekonomisë i Turqisë, Nihat Zeybecki, tha të enjten se Turqia mbetet e përkushtuar ndaj synimit të vet për anëtarësim të plotë në BE.

Marrëdhëniet e Brukselit me Turqinë janë përkeqësuar në muajt e fundit para referendumit të 16 prillit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...