Published On: 19 Maj, 2017

Zyrtare: Vjosa Osmani hyn në garën për deputetë

Gazeta Blic ka marrë vesh se Vjosa Osmani megjithatë është futur në listën për deputetë të LDK-së. Ndërkohë, siç edhe ka raportuar Gazeta Blic ishte shtuar presioni në vazhdimësi që ajo të futet në Listë, pas përjashtimit që ishte bërë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm. Në LDK kishte dy grupe sa i përket Vjosa Osmanit.

Një pjesë e LDK-së, të afërt me Isa Mustafën dhe me nënkryetarët aktual të LDK-së që ishin kundër që ajo të jetë në listë, edhe nëse do të pësonte partia, derisa në anën tjetër, Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër e mbështeti kandidaturën e saj për deputete. Sipas burimeve të Gazetës Blic, kundërshtuesit e Osmanit kanë frikë se ajo do të dalë më e votuara në LDK, duke ua rrezikuar marrjen e timonit të partisë. Në listë është edhe Arben Gashi, kritik i qeverisë edhe ky, e për të cilin gjithashtu kishte rezerva. Në anën tjetër, tashmë nga kjo listë janë përjashtuar disa nga kundërshtuesit më të mëdhenj të koalicionit me PDK-në dhe kundërshtuesit e demarkacionit.

Shpejtim Bulliqi, Adem Salihaj, Fatmir Rexhepi, Hatim Baxhaku dhe Murat Hoxha, janë përjashtuar nga Lista Zgjedhore. Ora 24:00 është afati i fundit për dorëzimin e listave zgjedhore në KQZ.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...