Published On: 10 Gusht, 2017

Zyrtare: LDK vendos për disa kandidatë për kryetarë të komunave

  • Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së është vendosur për disa nga kandidatët për kryetarë të komunave.

Në një konferencë për media, vetë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka zbuluar disa nga emrat për kryetar të komunave.

Kësisoj, LDK-ja ka vendosur që të rikandidojë të gjithë kandidatët në komunat që tani udhëheq LDK-ja.

“Në Gjilan është Lutfi Haziri, në Pejë Gazmend Muhaxheri, në Istog Haki Rugova, në Podujevë Agim Veliu, në Ferizaj Muharrem Svarça, në Viti Sokol Haliti, në Suharekë Sali Asllanaj, në Lipjan Imri Ahmeti, në Fushë Kosovë Burim Berisha, në Dragash Selim Kryeziu, në Novoberë Bajrush Imeri, në Shtime Selim Shabani, në Kamenicë Shaip Surdulli”, ka bërë me dije Mustafa, transmeton ‘Indeksonline’.

Mustafa ka thënë se për Prishtinën dhe komunat tjera LDK-ja do të vendosë në ditët në vijim.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...