Published On: 18 Maj, 2017

Zyrtare: LDK-ja përjashton nga zgjedhjet shpëtimtarët e tokës së Kosovës, Shpejtim Bulliqin, Vjosa Osmanin, H. Baxhakun, F. Rexhepin….

Isa Mustafa nuk ka mundur ta përballojë dot autoritetin e krijuar nga deputetët që ia prishën rahatinë me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Duke i akuzuar se ata ishin shkaktarë të prishjes së koalicionit nga PDK-ja, për shkak të demarkacionit, çështje të cilën e ka krijuar presidenti Hashim Thaçi si shumë kompromise të tjera që i ka bërë në dëm të shqiptarëve, ai i ka ndëshkuar sot me idenë se kështu ia kanë dëmtuar reputacionin.

Në fakt PDK e ka prishur koalicionin për shkak të Gjykatës speciale, dhe jo për demarkacion, pasi kjo çështje është shfrytëzuar në fund vetëm si pretekst, veçmas pasi PDK-ja as që ishte përpjekur ti kishte votat e deputetëve të saj.

Por, duke përdorur ndikimin e tij, i përkrahur nga Agim Veliu, si kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë, ka përjashtuar nga gara për deputet, Shpejtim Bulliqin, ndërsa të tjerët me ndihmën e klanit të tij. Kështu që jashtë garës për deputet kanë mbetur deputetët shpëtimtarë të tokës së Kosovës, Shpejtim Bulliqin, Vjosa Osmanin, Hatim Baxhakun, Fatmir Rexhepin, Murat Hoxhën.

Isa Mustafa kishte vendosur që tadhtinë kombëtare të Hashim Thaçit ta çonte deri në fund, edhe sot duket ti jetë hakmarrë për këtë. SHQIPTARI.eu

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...