Published On: 18 Maj, 2017

Zyrtare: LDK-ja ende s’e ka përgatitur listën për deputetë

  • Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, duke njoftuar se ende nuk e ka përpiluar listën përfundimtare të kandidatëve të saj për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

“Këshilli Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhjen në të cilën po diskutohen kandidatët e propozuar nga degët dhe kriteret për përfaqësim në Kuvend”, thuhet në njoftim të lëshuar nga LDK.

LDK ka bërë të ditur se do ta njoftojë opinionin me kandidatët sapo që Këshilli ta miratojë listën.

Më herët, anëtari i partisë, Gazmend Muhaxheri, njëherësh kryetar i Pejës, ka bërë të ditur se lista e kandidatëve për deputetë thuajse është përafruar.

“Lista është e gatshme thuajse, por jo definitive, brenda natës ose edhe deri nesër do të dorëzohen listat definitive”, ka thënë Muhaxheri.

Ai nuk ka dhënë shumë komente rreth asaj se në këtë listë a do të jenë ish-deputetët Vjosa Osmani dhe Shpejtim Bulliqi.

Ndërsa për Lumir Abdixhikun dhe të tjerët që kanë aderuar në këtë parti, ka thënë se do të jenë vetëm anëtarë të ri të LDK-së.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...