Published On: 25 Gusht, 2017

Zyrtare: Dembele është i Barcelonës (Foto)

Ousmane Dembele edhe zyrtarisht është lojtar i Barcelonës.

Barcelona ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, transmeton Gazeta Express.

Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona ka paguar 105 milionë euro për francezin plus 40 të tjera bonuse, në total transferimi do të kushtojë 145 milionë euro.

Ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin spanjoll.

Ky bëhet transferimi i katërt i Barçës, pas Semedos, Paulinhos dhe Gerard Deulofeu.

Nga treshja sulmuese MSN, (Messi, Suarez, Neymar) tani do të quhet MSD (Messi, Suarez, Dembele).

Dembele sezonin e fundit shënoi 10 gola dhe dhuroi 21 asiste. /Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...