Published On: 21 Prill, 2017

Zyrtare: Ausilio vazhdon kontratën me Interin

Inter ka konfirmuar se drejtori sportiv Piero Ausilio e ka vazhduar kontratën me klubin deri ën vitin 2020. 

Ausilio është në Inter që nga viti 1998, ndërsa e nisi punën që nga sektori i të rinjve, kur u promovua i drejtor sportiv në vitin 2010, pozitë që vazhdon ta mbajë edhe tani me ndërrimin tre pronarëve.

“Pas pothuajse 20 vitesh te Interi, nga sektori i të rinjve deri te ekipi i parë, është një nder dhe jam shumë i lumtur që do ta vazhdojë rrugëtimin me klubin”.

“E falënderoj, president Zhang, Steven dhe menaxhmentin që më ka besuar vendin mua”.

“Së bashku do të vazhdojmë forcimin e klubit deri sa ta kthejmë në krye të futbollit italian dhe atij evropian”, ka thënë Ausilio për ueb faqën e klubit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...