Published On: 28 Prill, 2017

Zvicra s’ta njeh nënën, e dëbon plakë 78 vjeçare

  • Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, kosovarja 78 vjeçare vjen të jetojë te dy djemtë, në Zvicër, në Kantonin Schwyz. Por, Gjykata Federale me vendimin e saj e kthen plakën në Kosovë, pas katër vitesh qëndrimi në Zvicër: Nuk është rast i rëndë, sipas shkallës më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, shkruan marchanzeiger.ch.

Ajo kishte ardhur këtu në vitin 2013, me vizë turistike, transmeton albinfo.ch. Njëri nga dy djemtë e saj, me leje qëndrimi të përhershëm në Zvicër (Vizë C) bën kërkesë për bashkim familjar për të ëmën. Por, Departamenti i Ekonomisë Popullore i Kantonit e hedh poshtë këtë kërkesë. Pastaj, si Ekzekutivi i kantonit, ashtu edhe Gjykata Administrative e vërtetojnë se gruas nga Kosova nuk mund t`i ndahet leja e qëndirmit për të kaluar pleqërinë e saj në Zvicër.

Kosovarja ushtron ankesë në Gjykatën Federale me pretendimin se është e detyruar të mbështetet te bijtë e saj që jetojnë në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Gjykata në fjalë, në vendimin e saj pranon se ajo, pas vdekjes së të shoqit ka nevojë për përkujdesje. Për këtë, kosovarja duhet të organizojë ndryshe jetën e saj.

Por, kjo nevojë si e tillë nuk e arsyeton marrëdhënien e veçantë të varësisë ndaj djemve të saj në Zvicër. Shumë më tepër duhen kërkuar mundësi zgjidhjeje në vendin e prejardhjes, pëercjell albinfo.ch. Dhe, duke qenë se atje, në afëris prej 10 kilometrash jeton e bija, një zgjidhje për plakën shikohet si e mundshme.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...