Published On: 27 Maj, 2017

Zv.ministri Shala refuzon ti shkarkojë Mehën e Kryeziun

  • Me ta përfunduar një vizitë zyrtare në Itali, në Kosovë, ministrin Ferat Shala e priste një çështje për të cilën duhej vendosur ai.

T’i suspendojë ose jo Murat Mehën e Ismet Kryeziun, njëri kryeshef e tjetri drejtor i Drejtoratit Ligjor në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Ndaj tyre ishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Pyetjet nëse ministri Shala ka marrë një vendim për këtë çështje që rregullohej me Ligjin për Shërbyes Civil dhe rregulloren mbi Procedurat Disiplinore ne Shërbimin Civil, kanë mbetur pa përgjigje nga zyra për media e kësaj ministrie nga data 4 maj.

KTV-ja gjatë ditës ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga ministrin Shala, por telefoni i tij ishte i mbyllur.

I akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, përveç Mehës e Kryeziut, në procesin e njëjtë është edhe ish-shefi i zyrës së Kadastrës në Komunën e Graçanicës, Nemanja Spasiq.

Përndryshe, seanca e shqyrtimit fillestar ndaj tyre, edhe më 17 maj dështoi të mbahet, shkaku se avokatët e të akuzuarit nuk kishin shkresat e lëndës, ndërsa e ardhshmja është caktuar për këtë të hënë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...