Published On: 23 Gusht, 2017

Zoti Xhaferi, me intriga e puç, uzurpoi partinë

     I pezmatuar fort në Dr. Rugovën, që nuk ia fali kurrë, ia mësyu dr. Sali Berishës, në Tiranë, i cili u tregua më zemërgjerë, duke ngarkuar dy anëtarë të kryesisë të Partisë Demokratike të Shqipërisë:  Dr. Ali Spahinë dhe Dritan Shehun, që të merren me profesor Arbër Xhaferin. Me një intrigim të rafinuar, u ndihmua edhe nga pushtetarët maqedonas dhe arriti ta përçajë Partinë simpatike për Prosperitet Demokratik.
 
      Mjeshtri i intrigave, Arbër Xhaferi “çau rrethimin” dhe përçau Partinë e parë plurale shqiptare në Maqedoni. Kryetari Nevzat Halili erdhi në Ludwigshafen, Gjermani, për të informuar mërgimtarët me rrjedhat në partinë e tij. Duke qenë në cilësinë e anëtarit të  kryesisë të Degës të LDK-së për Gjermani dhe kryetar i Nëndegës të LDK-së për Republikën e Rheinland Pfalz-it, zoti Halili më ftoi për t`u takuar. Ai bëri akuza të rënda për zotin Xhaferi, si intrigant, mafioz politik dhe përçarës i porositur, duke shtuar se ka përkrahjen e Tiranës zyrtare dhe të pushtetit maqedonas.
 
     Profesor Arbër Xhaferi erdhi me puç në krye të “Partisë për Prosperitet Demokratik”. “Iliridën” e Nevzat Halilit e shembi si ide dhe si emërtesë. Kjo parti nga një parti e djathtë, po konvertohej në një parti tërësisht të majtë, të kuqe. Dalëngadalë, por i sigurtë, zoti Xhaferi po i kthente shpinën edhe dr. Berishës. 
 
      Tashmë, Arbër Xhaferi i kishte “hypur kalit”. Përshëndeti kalljen e Shqipërisë, më 1997; uroi Fatos Nanon me shokë, për marrjen e pushtetit me dhunë e gjak dhe deklaroi hapur se jam aleatë besnik i socialistëve. Vetëm atëherë PD-ja e Berishës u këndell, u pendua se ka përkrahur një batakçi e dyfytyrësh. 
     Zoti Xhaferi, përkrah maqedonasëve, kundër Universitetit të Tetovës
 
      Intelektualët shqiptarë në Maqedoni, të prirë nga Prof.Dr. Fadil Sulejmani, ndërmorën nismën atdhetare për hapjen e Universitetit të Tetovës, përkundër mosaprovimit dhe mosfinancimit nga shteti maqedonas. Çuditërisht, kundërshtisë së madhe maqedonase, iu bashkua edhe Profesor Arbër Xhaferi me partinë e tij, tashmë të rrëmbyer, të pushtuar me hile e intriga. 
 
     Një qendrim kaq armiqësor, karshi  një vatre arsimore, siç ishte Universiteti shqiptar, shokoi shqiptarët, madje të kudondodhur. Tashmë, flisnin hapur se zoti Xhaferi është i shantazhuar nga Serbia dhe Maqedonia – njëherësh. Ai ishte i dyzuar në shërbime karshi këtyre dy shteteve armike të shqiptarëve.
 
     Në qytetet Mannheim dhe Ludwigshafen, që i ndanë një lum (Rheina) dhe i bashkon një urë (“Adenhauer Brücke”), punon dhe jeton një komunitet numerikë shqiptarësh nga Maqedonia. Rektori Fadil Sulejmani zgjodhi pikërisht këtë mjedis mërgimtarësh, për të biseduar për hallet e Universitetit të Tetovës. Veç tjerash, ai kujtoi kohën, kur për tre nxënës maqedonas në fshat, mësimi bëhej në gjuhën maqedonase, edhepse ishin 37 nxënës shqiptarë!!! 
 
     Tani që hapëm edhe Universitetin tonë, bastardi Arbër Xhaferi na lufton përkrah maqedonasëve! Dhe, nga sikleti, stresi  ai u përlot dhe mërgimtarët u prekën skajshëm. Intrigimet përfide të Arbër Xhaferit e prangosën rektorin fisnik e atdhedashës, Fadil Sulejmanin, për ta shpenë, amëshuar në botën tjetër parakohëshëm. 
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...