Debate Lajmi Levizes

Zoti Gabriel e porositë ambasadorin turk në Ministrinë e Punëve të Jashtme Gjermane

 

Sherif Ramabaja

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë zoti Sigmar Gabriel e ndërpreu pushimin  e rregullt vjetor, pas burgosjeve më të reja në Turqi. Siç dihet në Turqi filloi një valë e re e burgosjeve, pikërisht u burgosën pjesëtarët e Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut – Amnesty International.

Në mesin e të burgosurve janë edhe një gjerman, Peter Steudner, një norvegjez dhe drejtoresha e kësaj organizate me përkatësi turke zonjën Idil Eser. Zoti Gabriel ia përcolli Ambasadorit turk, shqetësimin e Qeverisë Gjermane dhe ia bëri me dije se marrëdhëniet gjermano – turke kanë arritur në një pikë kritike. Zoti Gabriel ia tha troç ambasadorit se gjërat nuk mund të shtyhen dhe nuk mund të pritet, po kërkojnë zgjidhje.

„Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të burgosurve“, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Gjermane, Martin Schäfer.

Qeveria Turke i akuzoi të burgosurit se e përkrahin një organizatë të armatosur terroriste.

Ne kërkojmë që menjëherë të na mundësohet që të bisedojmë me të burgosurin Steudner, ngase është gabim i madh që dikush të akuzohet për terrorizëm që fare pak, privatisht ose me profesion ka të bëjë me Turqinë.

Zëdhënësi i Qeverisë Gjermane zoti Seibert kërkoj në të kundërtën të shqyrtohet mundësia që Komisioni Evropian t‘ia ndërprej Turqisë financimin e mëtutjeshëm të marrëveshjes për refugjatët. Zoti Seibert informoi gjithashtu se kancelarja Gjermane Angela Merkel është në kontakt të përhershëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme të shtetit dhe se gjendjen e përcjell nga afër.

 

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *