Published On: 2 Gusht, 2017

Zot bekoje diasporën vs mërgatën tonë!

Hisen Berisha

E vetmja “gozhde” ku varemi apo “shtyllë”, ku mbështetemi, e në sajë të cilës po mbijeton Kosova, pa u rrezuar në aspektin social, janë MËRGATA vs DIASPORA!
Por, ju lutem të dashur mërgimtarë!
Na lejoni të kënaqemi me ju pa u trishtuar, duke plotësuar vetëm një kusht, respektoni vetëm një kriter që rregullon jetën në trafik, zbatoni standardet e sinjalizimeve, kufizimet, në rrugët e Kosovës, nganjëherë të cilësisë jo aq të lartë, që të mos trishtohemi nga aksidentet që shënojnë 67 sosh brenda korrikut, me pasoja fatale. Këtu duhet të bëjmë kujdes!
Ne popullata rezidente, duhet të përmbahemi me koherencë, ngase pretendimi për të shkatërruar apo na futur përçarje me këtë “gozhde vs shtyllë” mbi të cilën po mbahet Kosova nga rënia, është objektiv vetëm i atyre që duhet të jenë dorë e zgjatur e armiqve tanë, që të na shkatërrojnë diasporën e përçajnë duke i bërë mërgimtarët të papranueshëm për popullatën. Kjo është e mundur të tentohet edhe duke infiltruar në radhët e mërgimtarëve edhe serb shqipfolës, apo të atillë shqiptarë, argat të forcave të errësirës e dekadencës që përpiqen ta lëndojnë Kosovën, me sjellje irrituese masive në çdo shërbim administrativ e jetësor në Kosovën edhe ashtu të brishtë në funksionalitetin institucional shtetëror.
Ndryshe si shpjegohet, të adresohen fyerje të tilla ndaj mërgatës që mbajti Kosovën gjalle, afër 100 vite nën okupimin komunist jugosllav, e mbi 10 vite okupim klasik serb, duke e mbajtur në këmbë të mos biem. A e harruam se rënia në vitet 88-90-99, do të thoshte të mos ngrihemi kurrë më?! Pa kthejuni mbamendjes historike jo larg e kujtoni “shtëpitë shkolla”, “familja ndihmon familjen”, “shoqata humanitare Nënë Tereza”, “Sindikata Policisë”, Ministria Mbrojtjes” etj.
Po si mund të ofendohet me mosdurim kjo kategori, që borxhin ndaj atdheut ia lau veç me financimin e luftës për çlirim dhe duke ia mbajtur gjallë popullatën e evakuuar edhe përmes depërtimit te armikut. Ndryshe cila qeveri do i kishte përballuar afër një milion qytetarë të të gjitha kategorive e moshave, fluks tre a katër ditor?!
E pra janë këta mërgimtarët tanë që nuk lejuan të bëhemi “sirian të Evropës”!
Po iniciativave dhe dëshirës për investime në Kosovë, çfarë hapësire u krijuam?! Po remitancat e drejtëpërdrejta apo bankare si i trajtojmë?
Zoti ju bekoftë mërgimtarë tanë dhe ua lehtësoftë mungesën e atdheut në çdo sekondë të jetë suaj të rëndë!
Na ndjeni, Ne popullin tuaj, nëse ndonjëherë ndoshta sa për snobizëm edhe kur s’kemi çka themi të mençur, flasim e ju lëndojmë edhe ashtu të lënduar siç jeni.
Por, kjo nuk guxon të ndikoj në dashurinë tuaj ndaj atdheut e Kosovës, e të ndjeheni pjesë e sajë kudo që jeni.
ZOTI PARA NE MBRAPA, FITORJA ËSHTË JONA, 327

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...