Published On: 27 Prill, 2017

Ziadin Sela pas sulmeve ndodhet në gjendje kritike, në luftë me jetën / Video

Siç thuhet deri më tani Ziadin Sela është sulmuar shumë rëndë. Dhuna brenda Kuvendit ka ndodhur pasi hyn protestuesit, të cilët kanë sulmuar deputetët e koalicionit me sende të forta duke lënduar edhe Oliver Spasovskin, liderin e LSDM-së Zoran Zaev, ku edhe dolën pamjet i cili ishte i mbuluar me gjak.

Të plagosur kanë mbetur edhe Radmilla Shekerinska dhe Damian Mançevski dhe një tjetër deputet nga LSDM si dhe gazetarët. Jozyrtarisht mësohet se edhe Ziadin Sela është sulmuar nga protestuesit e VMRO-së.

Praktikisht në Kuvend ndodhi grusht shteti nga VMRO-DPMNE dhe policia nuk e ka penguar atë.

Parlamenti është bllokuar dhe nuk mund të hyjë e as të dalë askush.

Ambasadorët e jashtëm kanë caktuar konferencë emergjente për shtyp emergjente para hotelit Meriot në Shkup.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...