Published On: 8 Korrik, 2016

Zhvillimet e fundit në vend, Saimir Tahiri takim kokë me kokë me Adriatik Llallën

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zhvilluar sot një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Sipas informacioneve Tahiri ka drekuar me Llallën në një nga lokalet e kryeqytetit, por ende nuk dihet motivi i takimit mes dy krerëve.

Ky takim vjen pas disa ngjarjeve të rënda, siç është grabitja e 30 qershorit në Rinas. Persona të maskuar dhe armatosur grabitën një shumë afro 1 milion euro, që i përkisnin një banke të Nivelit të Dytë.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme u bë publik një aksion antidrogë në bashkëpunim mes policisë dhe prokurorisë.
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...