Published On: 29 Prill, 2017

Zhduket nga radari aeroplani me 39 pasagjerë

  • Një avion me rreth 39 pasagjerë në bord është zhdukur nga radarët në Kubë.

Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi çështjen nga autoritetet kubane.

Lajmi për zhdukjen e aeroplanit nga radari është bërë i ditur nga mediat lokale.

Aeroplani Antonov-26 është zhdukur nga radarët në orët e hershme të së shtunës, përderisa po fluturonte mbi Kubë.

Aeroplani u ngrit nga një aeroport afër qytetit Baracoa në Kubën lindore dhe më vonë u zhduk për provincën perëndimore Pinar del Rio.

Media të ndryshme raportojnë se aeroplani është rrëzuar dhe nuk ka të mbijetuar, por autoritetet në Kubë nuk kanë konfirmuar këto të dhëna rreth incidentit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...