Published On: 30 Tetor, 2016

Zhduken në Shkup një vajzë 14-vjeçare dhe një burrë i moshuar

Në çastet e para të ditës së sotme, rreth 20 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, 40-vjeçari S.I. ka denoncuar se babai i tij është zhdukur.

Sipas shkupjanit, të premten, 28 tetor, babai i tij 60-vjeçar SH.I. është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.

Në MPB, dje ka pasur edhe një denoncim tjetër. Një 32-vjeçare në stacionin policor në Gazi Babë ka denoncuar se vajza e saj ishte zhdukur.

Bëhet fjalë për vajzën 14 vjeçare, e cila sipas denoncimit të nënës më 27 e këtij muaji ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, transmeton TetovaSot.

Policia njofton se ka nisur hetimet në lidhje me dy denoncimet dhe është vënë në kërkim të personave.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...