Published On: 27 October, 2016

Zharku favorizon biznesin e djemve të Isa Mustafës

Një rrugë e dy punë. Me 700 mijë euro të buxhetit të shtetit Ministria e Infrastrukturës, ua ka hapur rrugën djemve të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa që tu ecën biznesi më mirë.

Në derë të kompanisë “Makcar”, është ndërtuar një rreth-rrotullim në kuadër të zgjerimit të magjistrales Prtishtinë-Ferizaj, në zonën industriale afër QMI-së, shkruan Gazeta Fjala.

Kështu, të interesuarit për servisim dhe blerje të veturave “BMW”, përfaqësues të së cilave janë djemtë e të parit të ekzekutivit më lehtë do të futen në autosallon.

Gjithashtu me këtë rreth-rrotullim, i treti në vetëm 8 kilometra nga QMI deri në hyrje të kryeqytetit, edhe “pasanikët” e lagjes Marigona më lehtë kyqen në rrugë.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, bashkëpartiak i kryeministrit Mustafa pati thënë se punimet në këtë pjesë po zhvillohen me qëllim të krijimit të lehtësirave për biznese duke larguar shiritin ndarës që u pamundësonte atyre të kyçen direkt në rrugën e ndërtuar në vitin 2008.

Aso kohe ishin investuar mbi 200 mijë euro, në ndarjen e trasesë alternative me mur mbrojtës prej metali, ndërsa tani MI ka shpenzuar 700 mijë euro për heqjen e tyre me eskavator.

Gazeta Fjala ka pyetur Ministrinë e Infrastrukturës se a ka qenë kërkesë e bizneseve ndërtimi i këtij rreth-rrotullimi, por nuk ka marrë përgjigje as pas dy javësh.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës, ka ndarë afro 700 mijë euro që i tërë brezi ndarës të largohet përgjatë magjistrales dhe rruga të bëhet me tri korsi. Njëjtë po veprohet edhe në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, duke quar koston e shpenzimeve të reja në mbi 1 milion euro.

“Investimi në zgjerimin e trasesë së rrugës Prishtinë deri te rrethi i QMI-së do të kushtoj 698,523.94 € Vendosja e mbrojtësve të rrugës të cilat në terminologjinë tonë i quajmë (pahi elastike), në ndërtimin fillestar kanë kushtuar 227,525.20 euro”, pati thënë për Gazetën Fjala, Saranda Jusufi zyrtare për informim në këtë Ministri. Ndërkaq, për 2.9 kilometra, nga hyrja e Prishtinës deri te rrethrrotullimi në Fushë Kosovë rruga do të kushtojë 633, 761.67 euro. /Gazeta Fjala/

zhakuuuu

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...