Kuriozitete

Zgjidhet përfundimisht misteri i Trekëndëshit të Bermudës, 1 mijë jetë të humbura aty

Një shkencëtar pretendon t’i ketë dhënë fund misterit 100 vjeçar të Trekëndëshit të Bermudës, pas plot 1000 jetëve të humbura nga mbytja e anijeve apo rrëzimi i avionëve.

Mesa duket, sipas teorisë të Dr Karl Kruszelknicki në sipërfaqen prej 700,000km det nga Florida në Puerto Riko, nuk ka asgjë të mbinatyrshme, raporton Newsbomb.al.

Kruszelknicki thotë se nuk duhet fajësuar vendi por njerëzit që iu afruan.

“Sipas të dhënave nga Rojet Bregdetare të SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar, numri i avionëve që zhduken në Trekëndëshin e Bermudës është i njëjtë me çdo vend tjetër të botës, në bazë të përqindjes”, thotë shkencëtari.

“Aty është pranë Ekuatorit dhe një pjese të pasur të botës, Amerika, natyrisht që ka edhe më shumë trafik”.

Trekëndëshi i Bermudës është një nga rrugët ujore me trafik më të lartë të anijeve, megjithatë shumë e shmangin për shkak të famës së keqe.

Tragjedia më e rëndë ka ndodhur në vitin 1918 kur anija amerikane USS Cyclops u zhduk me 309 persona në bord. /Newsbomb.al

Kruszelknicki thotë se shumica e avionëve dhe anijeve që janë zhdukur në atë zonë ka ndodhur për shkak të pilotëve të paaftë dhe të pakualifikuar. Ai shprehet se në shumë raste thuhet që avionët e anijet zhduken pa lënë gjurmë, por kjo nuk është e vërtetë pasi gjurmët janë ende në fund të detit.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *