Published On: 8 Nëntor, 2016
Bota |

Zgjedhjet në SHBA: Mësoni arsyen pse simbolet e demokratëve dhe republikanëve janë gomari dhe elefanti

Për dekada të tëra, Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara është përfaqësuar nga një gomar, ndërsa ajo Republikane nga një elefant. Megjithatë, shumë njerëz nuk e dinë se nga rrjedhin këto simbole.

Gomari i Partisë Demokratike dhe elefanti i Partisë Republikane kanë qenë në skenën politike që nga shekulli 19.

Origjina e gomarit të Demokratëve i ka gjurmët e para që nga viti 1828 i fushatës presidenciale të Andrew Jackson. Gjatë garës, kundërshtarët e Jackson e quanin atë “jackass” (gomar).

Megjithatë në vend që ta refuzonte etiketimin, Jackson, heroi i luftës së vitit 1812 që më vonë shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan, ishte i kënaqur me këtë emër dhe përfshiu imazhin e kësaj kafshe në posterët e fushatës së tij. Jakscon e mposhti presidentin në detyrë John Quincy Adams dhe shërbeu si presidenti i parë demokrat në Amerikë.

Në vitin 1870, karikaturisti me ndikim politik Thomas Nast ndihmoi popullarizimin e gomarit si simbol i Partisë Demokratike.

Partia Republikane u formua në vitin 1854 dhe 6 vjet më vonë Abraham Lincoln u bë anëtari i parë i zgjedhur i Shtëpisë së Bardhë.

Një imazh i një elefanti u shfaq si simbol i Republikanëve në një karikaturë politike dhe një ilustrim në një gazetë gjatë Luftës Civile.

Elefanti nuk u bë simbol i Partisë Republikane deri kur Thomas Nast që është konsideruar babai i karikaturave politike moderne, e përdori atë në një karikaturë për gazetën Harper.

E titulluar “Paniku i mandatit të tretë”, vizatimi i Nast u përqesh nga New York Herald, që ishte kritike ndaj mandatit të tretë të Presidentit Ulysses Grant dhe portretizua grupet e interesit si kafshë e ndryshme, përfshi dhe një elefant me etiketën “vota republikane”, transmeton tiranaobserver.

Nast e përdori elefantin për të përfaqësuar republikanët në karikaturat e tjera gjatë vitit 1870.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...