Published On: 25 Tetor, 2016

Zgjedhjet nacionale ta shpallin të “vdekur” këtë kastë politike?!

Nga Skënder MULLIQI

Se do të ‘torturohet” kaq shumë një shtet i vogël si Kosova pak kush e ka paramenduar. E torturuan gjithë farë grupacione politike, të cilat u ngjitën në pushtet, dhe ende nuk po del bir nane që i largon  nga këto  poste. Ndodhi që të vijnë në pushtet do matrapazë, do njerëz  hajna  dhe plaqkitës të pamëshirshem të mundit dhe të ndjersës së popullit. Çfarë patriotësh i thonë vetit , kur kaq pa ndërshemerisht po e udhëheqin   Kosovën?!   Këto  struktura të  kriminalizuara dhe të korruptuara    na  janë  akomoduar  në pushtet sikur ate tua kishin  lënë babë e babagjysh.  Ata që e lidhën koalicionin  PDK-e dhe LDK-e nuk janë gjë tjetër veq do  grupacione   të cilët bashkë i kan lidhë  bizneset e pista që i kan më bollëk . Këto dy grupe por edhe  grupe  të tjera aty rreth e rrotull  të ndonjë subjekti tjetër politik, nuk po i lën ti qelin sytë këtë popull. E kan zhytur në skam dhe mjerim social  vendin sikur të ishim në mesjetë e jo në shekullin 21. Mos ti përmendim sërish  të  gjitha ato argumente të cilat e shkaktuan krizën e madhe ekonomike , politike  dhe shumëllojshemërinë e krizave të  tjera ,  të cilat janë dëshmi së në çfarë deregje e kan sjellur shtetin . Fatkeqësisht duket së edhe në zgjedhjet e ardhshme të cilët po flitet së do të mbahen do ta kalerojnë pushtetin të njejtat garnitura, të njejtit njerëz të cilët  nuk e meritojnë as tu dëgjohet më emri në politikë .Shumë ka nevojë ky popull dhe ky  shtet për një gjeneratë të re politikanësh , të cilët do ta nxjerrin vendin nga lloqi i madh në të cilin e kan futur kjo elitë   politike.  A   ka gjë më tragjike për këtë popull së tia ‘presin  teshat” prapë ata të cilët ja prenë keq  teshat këtij vendi për 17 vite?!  Të gjitha krizat i prodhuan më qëllime të mjera   politike. Radha iu ka ardhur  zgjedhjeve të para kohshme parlamentare, se iu ka ardhur fundi duket  sherreve të tjera  politike e skenave  të  dhunës që i pamë  për shumë kohë në parlament e në rrugët e Prishtinës . Të gjitha këto lojëra  politike i prodhuan që ta zhvendosin vemendjën e popullit nga problemet e mëdha ekonomike dhe sociale . U  inskenuan  kriza pas krizave më qëllim që ti ikin   Gjykatës Speciale. Edhe  zgjedhjet e reja nacionale po kërkohen të mbahën më shumë  që ta prolongojnë punën e Gjykatës në fjalë . Vendit dhe popullit  i  nevoiten njerëz profesional të politikës . Rifreskimi i  partive politike më njerëz të ri  zor se do të ndodhë, së nuk i lënë”të vjetrit’ të cilët i kan marrë më tapi postet në parti dhe postet në pushtet. Ata të cilët punuan keq për shtetndërtim dhe mirëqenje , nuk janë në gjendje ti mbrojnë as  vlerat  kombëtare  .Faji që Kosova ka një ngecje kaq të madhe në secilin plan të jetës i faturohet kryesisht PDK-së, dhe Hashim Thaçit i cili e udhëhoqi qeverinë për shtatë vite , e nga përgjegjësia politike nuk mund të lirohet as kryeministri, Isa Mustafa për këto dy vitet e fundit.Mustafa  vet e kërkoi dhe vet e gjeti .Unë kur është lidhur koalicioni kam shkruar së PDK, pasi që të arrin postin e presidentit të vendit, do të kërkon zgjedhje të reja nacionale , duke ia faturuar dështimet shumë vjeqare të  vetat  LDK-së, për ta marr edhe postin e kryeministrit të Kosovës. Kjo kastë politike në pushtet edhe kur të flasish edhe kur të shkruash, edhe kur të protestosh kunder punës se keqe të tyre, do të shpallin armik të shtetit.   Votuesit do të duhej të vetë dijesoheshin dhe të kërkojnë llogari nga ata që e prunë shtetin në këtë gjendje të mjerë. Ndëshkimi politik , por edhe ndëshkimi para organeve te drejtësisë  ishte dashur  të ndodhë .  Populli  ka nevojë për njerëz të cilët  nuk do tua lënë  lukthin  e zbrazët,  siq ndodhi për gjithë këto vite. Po jetojnë mbi 20 përqind ende  në asistencë sociale. Kosova dhe qytetarët e saj e kan rastin ndoshta të fundit që ti zgjedhin  njerëzit  në pushet më kredibilitet , njerëz autoritativ dhe njerëz të dijshem. Nese në vet nuk i zgjedhim problemet që lidhën më jetën më të mirë, dështimi dhe zhgenjimi  do të bëhën të pa fundshme .   Markentingut politik i ka dalë  tashmë krejt boja.Të largohen ata të cilët e humben qdo komunikim më popullin. Të largohen ata të cilët nuk e përfillën votën e sovranit.   Të laragohen për të mos u kthyer kurrë në politikë ata të cilët nuk u interesuan për fatin e të rinjeve tanë. Ata të cilët nuk bënë gjë në sferën e punësimt  të shpallën  politikisht njerëz  të vdekur.Të largohet kjo kastë politike në pushtet   më logjikë neokumuniste të te menduarit dhe të vepruarit…

 

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. m.muharremi thotë:

    Skender i nderuar …!
    ” njerzit e keqij bejne hyrysh ti bejne keq vendit sepse , njerzit e mire detyrohen te rrijne duarkryq ”

    EDMUND BRUKE

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...