Published On: 28 Gusht, 2017

Zemaj: Sulmi ndaj Vitore Stavilecit, akt barbar

  • Deputeti i LDK’së Armend Zemaj e ka quajtur akt barbar sulmin ndaj Vitore Stavilecit, bashkëshortes së Blerand Stavilecit, Ministër në detyrë i Zhvillimit Ekonomik.
  • Thotë se autorë duhet të dalin menjëherë para drejtësisë.

    Shkrimi i plotë i Zemajt në Facebook:

    Akt barbar sulmi ndaj një gruaje, ligësi të sulmohet një nënë, marri të ndegjohet në traditen shqiptare. Kto vepra të liga në kundershtim me normat morale dhe traditat tona duhet të marrin reagimin publik por me çdo kusht të zinen akteret dhe të dalin para drejtësisë. Ndersa ata politikan që në Kosovën e pasluftës nuk reagonin ndaj rasteve kriminale të sulmeve politike sot duhet të turpërohen kur ndodhin raste të tilla, sidomos kur vjen ragimi publik nga ana e tyre. Edhe sot e kësaj dite nuk është zbuluar vrasja e zonjes, polices Sebahate Tolaj, edhe sot e kesaj dite nuk eshte zbuluar vrasja e kunatës shtatezene në rastin e Ilir Selimajt, edhe sot e kësaj dite kurre nuk është zbuluar pse Nekibe Kelmendi kërcënohej dhe duhej të ruhej nga policia ndërkombëtare. Andaj ragimi me vonese dhe selektiv është frymzim për kriminelet që sulmojnë gra.

    Sot të gjithë padallim të reagojmë për këtë rast kriminal. 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...