Published On: 29 Maj, 2017

Zeka zbulon urrejtjen ndaj Ibrahim Rugovës

  • Milaim Zeka kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të Driton Selmanajt, kandidat për deputet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, pasi sipas tij është trashëgimia e Ibrahim Rugovës ajo që ka bërë që ai t’i bashkohet partisë së Isa Mustafës.

Selmanaj kujtoi kohën kur Halil Matoshi e kishte kritikuar ish-kryetarin e LDK-së, duke thënë se ishte Matoshi që kishte shkruar ‘zi e terr’ për ish-presidentin e vendit.

Kjo ngjalli reagimin e Milaim Zekës, i cili nuk duron dot të përmenden vlerat e Rugovës.

“Mos na e paraqitni Rugovën si me kanë Jezu Krishti”, tha ai.

Selmanaj kujtoi se janë të tjerët ata që po e paraqesin kështu Rugovën duke shkuar te varri i tij pas vdekjes e që e kanë kritikuar sa ishte gjallë.

“Nuk i shkoj te vorri veç pse nuk ka shku në Prekaz”, tha Zeka, transmeton express.

“Ka pas informacione për atentat”, ja ktheu Selmanaj.

“Rifat Jashari i ka thanë se hajde në besën teme”, tha Zeka, sipas të cilit, ishte mos guximi ai që bëri që Rugova të mos vizitonte Prekazin.

Zeka tha se do të ishte mirë që Ibrahim Rugova të shihej si vlerë universale.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...