Published On: 12 Shtator, 2017

Zeka: VV’ja janë të pacipë (Video)

Deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka folur me gjuhë të ashëpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke i quajtur madje ata edhe ‘të pacipë dhe të paedukatë’.

Sipas Zekës, Albin Kurti është demagog dhe ai thotë se ka hyrë në parlament për ta ndalur, siç thotë ai, ‘të shiten patriotizma’.

‘Ma pat thanë një i VV në një debat se edhe Haradinaj e Limaj kanë gjuajtur gaz në Parlament. Unë i thash se unë kam hy në Nisma që ju mos me arrit me i bo budallë njerëzit në Parlament’, ka thënë Zeka.

Madje, sipas deputetit Zeka, VV’ja nuk ka të drejtë t’i akuzojë Haradinajn, Limajn e Veselin se e kanë kthyer kokën nga Beogradi.

‘Marre duhet me ju ardh këtyre, po s’kanë fytyrë, as dinjitet, që me i thanë Ramush Haradinajt, Limajt a Veselit që kanë dhanë për këtë vend, se e kanë kthy kryet kah Beogradi. Kritikoje programin politik, e ekonomik, thuj që s’ke ba kurrgjë për këtë vend’, ka shtuar ai.

Zeka më tej ka theksuar se gjuha e Albin Kurtit është një demagogji, pasi siç thotë ai, Kurti u kishte premtuar ambasadorëve të huaj se ‘do t’i plotësojë të gjithë kërkesat’.

‘Gjatë kohë kur ky ka besuar se do të bëhet kryeminsitrër, nuk ka sen që nuk iu ka premtuar ambasadave të huaja, edhe asociacionit edhe demarkacionit. Ai menon që nuk është incizu në ato takime’, ka thënë Zeka.

Ndryshe, Zeka sqaroi më herët edhe se nuk kishte fyer askënd, pasi nuk kishte sharë në praktikë, pasi ai u kritikua për përdorim të gjuhës vulgare në Kuvend.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...