Published On: 18 Maj, 2017

Zbutet AAK-ja tani e njeh Hashim Thaçin si president

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk e ka njohur Hashim Thaçin si president të Kosovës, por pas koalicionit me PDK-në gjërat kanë ndryshuar dhe partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj do ta njoh Thaçin si president. shkruan Arbresh.info.

Shefi i grupit parlamentar Pal Lekaj në një përgjigje dhënë Arbresh.info ka thënë se partia e tij pas koalicionit me PDK-në do ta njeh Hashim Thaçin si president

” Tani jemi ne koalicion dhe gjithçka është normale ne do ta njohim at si president dhe nuk ka kuptim me mendu ndryshe”.

Ai thotë se nuk ishte kusht i PDK-së njohja e Thaçit si president

” Ne jemi parti serioze dhe ne ketë drejtim është krijuar një realitet i ri dhe kanë ndryshuar rrethanat” ka thëne Lekaj.

Ndërsa në pyetjen se pse para koalicionit AAK-ja nuk e ka njohur Thaçin si president Lekaj ka thënë se tani opozita i shikon interesat politike dhe ka ardhë koha për ndryshime.

” Ju i dini rrethanat se si është zgjedh Thaçi si president dhe e dini se opozita ka qene e bashkuar tani opozita i shikon interesat e politikes dhe ne këtë drejtim është krijuar një realiteti ri neKosovë”

Lekaj ka folur edhe për bisedimet me serbin ai ka thënë se nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër i Kosovës bisedimet do të vazhdojnë me bashkëpunim reciprok.

” Ne nuk jemi kundër bisedimeve por jemi kundër politikave nënshtruese ndaj Serbisë.,ne do te shkojmë ne bisedime ne bashkëpunim reciprok .ne do ta përkahum asociacionin vetëm ne kuadër te gjykatës kushtetuese “./Arbresh.info/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...