Published On: 13 Qershor, 2017

“Zbulohet” skenari i PDK-së për “rrëzimin” e Ramushit

Agron Demi nga Instituti Gap ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë.Sipas Demit, krejt ajo çka dëshiron Partia Demokratike është ta dërgoj vendin në një bllokadë të re.Ai ka thënë që kjo parti nuk mendon fare për votën anti-PDK, dhe kjo parti ka menduar vetëm si ta djeg Ramush Haradinaj, dhe të i hap rrugë Kadri Veselit për kryeministër.

Ky është shënimi i plotë i Agron Demit në Facebook: Dje, në një intervistë për emisionin Imazh të RTK, nënkryetari i PDK, Memli Krasniqi dha këtë interpretim sa i përket mandatarit të qeverisë:
– rasti i parë i jepet koalicionit më të madh qeverisës, me këtë rast kandidatit të koalicionit qeverisës Ramush Haradinaj;
– nëse dështon në heren e parë, koalicioni provon edhe herën e dytë, tash me një kandidat tjetër si mandatar të qeverisë.
Kjo dëshmon për dy gjëra: e para, PDK është e vendosur ta dërgoj vendin në një bllokadë të re, pa reflektu fare për votën anti-PDK në këto zgjedhje; e dyta, PDK vetëm se ka mendu se si me e djeg Haradinajn në raundin e parë, e me i hap rrugë kandidaturës së Kadri Veselit për kryeministër.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...