Published On: 29 Nëntor, 2016

Zbulohet shkaku përse u rrëzua avioni me ekipin brazilian. Ka persona të mbijetuar

Mediat e huaja raportojnë se mund të ketë pasagjerë të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Medellin të Kolumbisë.

Të paktën 10 persona janë evakuuar nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në spitalet lokale për të marrë ndihmë mjekësore, raporton RT. Nuk është e specifikuar nëse janë banorë të zonës apo udhëtarë të plagosur.

Gjithashtu, nuk ka një shifër të qartë se sa është numri i viktimave, por thuhet se në bordin e aeroplanit charter kanë qenë 72 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekipit brazilian të futbollit Chapocoense, që do të luante më 1 dhjetor në finalen e kupës së Amerikës së Jugut.

Ndërkohë, nga hetimet paraprake raportohet se shkak i rrëzimit të aeroplanit ka qenë mungesa e karburantit, duke bërë që të rrëzohej në mesnatë në një zonë malore të qytetit kolumbian Medelin

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...