Published On: 15 Qershor, 2017
Bota |

Zbulohet shkaku i zjarrit në Londër (Foto)

Mediat britanike kanë publikuar sot fotografinë e burrit, frigoriferi i të cilit dyshohet të ketë qenë shkaku i zjarrit që përfshiu Kullën Grenfell.Ishte Behailu Kebede, një shofer taksie nga Etiopia, i cili telefonoi në numrin e emergjencës, pasi apartamenti i tij në kat të katërt u përfshi nga flakët, orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Më shumë se 100 banorë të Kullës Grenfell, në perëndim të Londrës, dyshohen të kenë humbur jetën nga zjarri. Shefi i zjarrfikëses tha sot se do të ishte “mrekulli” që të arrinin të nxirrnin të gjithë ata që kanë mbetur brenda gjallë.Një fqinje e Kebede, duke folur për DailyMail tha se kishte qenë pikërisht ky i fundit që kishte ngritur alarmin.“Ai trokiti në derë dhe tha se kishte rënë zjarr në apartamentin e tij. Ishte ora ekzaktësisht 12:50 e natës, sepse isha në gjumë dhe u zgjova. Zjarri ishte i vogël dhe kishte rënë në kuzhinë.”Autoritetet thonë se është ende herët për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit, por fqinjët besojnë se ai u shkaktua nga një frigorifer me defekt që ndodhej në katin e katërt të ndërtesës, transmeton tvklan.Kaosi dhe konfuzioni pushtoi ndërtesën pas zjarrit që nisi në banesën e Kebede dhe shumë shpejt përfshiu të gjithë kullën 24 katëshe në vetëm 15 minuta. Deri më tani numri i viktimave është 17, ndërsa të plagosurit /tvklan.al

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...