Debate Lajmi Levizes

Zbulohet se si Arbana Xharra ia shkruan letrat lexuesve kundër Vetëvendosjes (foto)

Anëtares së PDK-së, Arbana Xharra i janë publikuar disa mesazhe private me një person të panjohur që pretendon të jetë aktivist i Vetëvendosjes, i cili i kërkon ndihmë Xharrës që të shkruaj shkrime kundër Vetëvendosjes, duke u arsyetuar se është zhgënjyer me partinë që e kishte mbështetur.

Mesazhet i ka publikuar zyrtari për media në Vetëvendosje, Shkodran Hoti, duke thënë se Arbana Xharra ka urrejtje të pashpjegueshme për VV-në.

“Ajo është në gjendje të bëjë çdo gjë kundër nesh. Më poshtë mund ta shihni zellin e jashtëzakonshëm të saj që të nxisë propagandë kundër VV’së. Aq sa është e gatshme që njerëzve të ua shkruaj edhe statuset në facebook me gjuhë plot mllef, e madje t’iu sugjerojë që të ia nisin Express’it të mikut të saj, Berat Buzhala, medium ky që tradicionalisht i ka shërbyer klanit “Pronto”! Lexojeni këtë bisedë interesante të Arbanës me një qytetar të rëndomtë, të cilin përpiqet ta bindë sa e keqe është VV”, ka shkruar Hoti në Facebook, ku edhe ka publikuar mesazhet private.

Nuk merret vesh se cili është personi i cili ka komunikuar me Xharrën.

Më poshtë shihni edhe vet mesazhet e publikuara.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *