Published On: 26 Maj, 2017

Zbulohet një tunel i mbushur me drogë në Përmet

Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar në Përmet, ku policia ka vënë në pranga disa persona.

Mësohet se cannabisi sativa është gjendur në një tunel në fshatin Piskove të Përmetit, ku pak kohë më parë u zbulua edhe një fabrikë droge. Policia njofton se ka sekuestruar 102 thasë me 768 kilogramë në total.

Aksioni

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në policinë e Gjirokastrës, se në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar e vijon operacioni “Piskova”, njofton policia. Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa. Lënda nakotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit   rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar disa persona në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në lidhje me këtë ngjarje. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim e Prokurorinë po vijnë hetimet për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale, shtojnë të njëjtat burime zyrtare. /Gazeta Express/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...