Published On: 4 Gusht, 2017

Zbulohet mashtrimi serb- Vuçiq flet për Kosovën e pavarur, por kërkon veriun (Video)

  • Opinioni i presidentit serb Aleksander Vuçiq për Kosovën, i publikuar disa ditë më parë, ka nxitur debate jo vetëm në Serbi, por edhe në botë.

DW raporton se e përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka dedikuar një artikull çështjes, duke thënë se Vuçiq shkeli hijen e rëndë të historisë serbe.

Vuçiq thotë të pathënën për Kosovën, pohon gazeta gjermane, duke ju referuar deklaratës se presidentit serb për bashkëkombasit, se Kosova është e humbur për Serbinë, pa futur këtu veriun me shumicë serbe.

Ky qëndrim është i përhapur mes shumë serbëve, vijon media, por liderë të tjerë nuk kanë guxuar deri më tani të përmendin me emër gjërat, nga frika e pakicës intelektuale nacionalistë, peshkopëve ortodoksë dhe demagogëve të tjerë.

“Për momentin provokimet e Vuçiq ndaj shpirtit serb janë vetëm fjalë, por fjalë që deri më tani nuk janë dëgjuar kështu në Beograd”, përfundon e përditshmja gjermane artikullin e saj.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...