Published On: 25 Gusht, 2017

Zbulohet linja e kontrabandës ndërkombëtare të gomave që hynin tranzit në Shqipëri

Dogana shqiptare dhe Policia e Shtetit kanë zbuluar në Portin e Durrësit, një linjë kontrabande ndërkombëtare gomash që vinin me anije, kalonin tranzit në Shqipëri dhe përfundonin në Kosovë.

Në kuadrin e operacionit ‘Pneumatic”, u kap një mjet që vinte nga Ankona me 12 405 kg goma, por që dilte nga Shqipëria në doganën e Morinit për në Kosovë me peshë mangut 7860 kg! Kësisoj, u arrestua drejtuesi i mjetit V.T. si dhe mjeti i tij bashkë me gomat.

DEKLARATA E PLOTE E DREJTORISE SE PERGJITHSHME TE DOGANAVE

Më datë 24.08.2017, ora 22:00, strukturat e Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me forcat e policisë së Shtetit, si rezultat i një analize risku të kujdesshme, përfunduan me sukses operacionin “Pneumatic”, ku u zbulua një rast kontrabande gomash gjatë një tranziti ndërkombëtar.

Mjeti me targe WTHD225, i drejtuar nga shtetasi VT, mbërriti në portin e Durrësit më 23.08.2017, me linjën Ankona-Durrës, transit në Shqipëri me destinacion final Kosovën.

Gjatë kryerjes së kontrollit dhe skanimit të mjetit në degën e Doganës Durrës, rezultoi se transportonte mallra, kryesisht goma automjetesh me peshë 12 405 kg.

Bazuar në indikatorët e riskut, si dhe në dyshime të bazuara, u organizua operacioni “Pneumatic”, duke mbikëqyrur mjetin gjatë tranzitimit me destinacion Kosovën.

Gjatë rikontrollit të mjetit në Degën e Doganës Morinë, rezultoi peshë mangut 7 860 kg, duke faktuar veprën penale të kontrabandës, që konsiston në hedhjen në mënyrë të paligjshme për konsum të mallrave gjatë një procedure transiti nderkombetar.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi VT u arrestua në flagrancë, mjeti dhe mallrat u sekuestruan , materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...