Published On: 28 Tetor, 2016

Zbulohet letra shokuese që Michael Jackson ia dërgonte 12-vjeçares-Foto

Një tjetër femër, e cila pretendon se është abuzuar nga Michel Jackson kur ajo ishte vetëm 12-vjeçe dhe më pas u pagua me 900.000 dollarë për të mos treguar, ka akuzuar hapur këngëtarin.

Gruaja, e cila ka ngritur një padi me emrin Jane Doe, ka treguar një koleksion shkrimesh, të cilat pretendon se ia ka dërguar këngëtari pasi ka abuzuar seksualisht me të. Në letrat e dërguara, të shkruara me shkrim dore, Jackson shprehet se e do shumë dhe është i çmendur pas saj. Secila prej letrave është e firmosur me emrin Michael ose M.J. “Fotografia jote e Shën Valentinit ishte shumë origjinale dhe e ëmbël.

Të dua kaq shumë dhe sa më shumë flas me ty aq më shumë dashurohem. Çmendem pas teje. Me shumë dashuri Michael, Mbreti i Monopolit”, shkruhet në një prej letrave të publikuara nga “Daily Mail”. Përveç letrave, gruaja ka zbuluar edhe disa çeqe që tregojnë se këngëtari i “Billy Jean” i ka dërguar asaj pará.

jacko26n-1-webarticle-jacko3-1025article-jacko1-1025

Viktima e këtij abuzimi seksual, tashmë 40-vjeçe, pretendon se Jackson nisi të abuzonte me të që prej vitit 1986 kur ajo dhe nëna e saj vizituan vilën e tij Hayvenhurst si turiste. Ajo ka treguar gjithashtu se ai ka abuzuar rregullisht me të deri në moshën 15-vjeçare.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...