Published On: 27 Tetor, 2016

Zbulohet kush është gruaja e skandalit me gjyqtarin e Gjirokastrës (Foto)

Ka shkaktuar një furtunë në opinionin publik rasti i nënës së divorcuar nga Gjirokastra që historinë e saj në emisionin “Stop” në Tv Klan mbi kërkesat e kryetarit të Gjykatës së këtij qyteti Guximtar Boçi për favore seksuale për fitimin e një çështjeje

Të gjithë kanë rendur të zbulojnë se për kë bëhet fjalë. Ajo jeton me dy fëmijët e saj në Gjirokastër dhe emrin nuk po e zbulojme per arsye etike. Familja e saj është marrë në mbrojtje nga policia.

Lapsi.al ka mësuar se gruaja e ka humbur çështjen që kishte me familjen e ish-burrit të saj në shkallën e parë edhe në apel dhe tashmë ajo po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

Të gjitha regjistrimet audio janë bërë prej saj në dy takime. Në të parin ajo ka biseduar në një lokal me kryetarin e gjykatës Boçi i cili ka pranuar kërkesat e tij të pazakonta dhe në tjetrin ajo është takuar me gjykatësen e çështjes së saj.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...