Published On: 1 Gusht, 2017

Zbulohet gabimi i madh në Bibël: Ky popull që “Perëndia urdhëroi të shfarosej”, nuk u zhduk por jeton ende (Video)

E vërteta nga përshkrimet biblike dhe ngjarjet historike ka qenë gjithmonë subjekt i një debati. Besimi merr një vend të rëndësishëm në botën në të cilën jetojmë dhe për këtë arsye nga studimi shkencor i Biblës dhe rezultatet janë shpesh të diskutueshme.

Ekipi i shkencëtarëve të përbërë nga gjenetistët dhe arkeologët dëshmojnë se gjenocidi, që përshkruhet në Dhiatën e Vjetër, në fakt nuk ndodhi, transmeton InfoPress.

Perëndia, sipas Biblës, iu paraqit izraelitëve të cilët po shkonin drejt bregut të Detit të Zi dhe u tha që gjatë kalimit të tyre nëpër Kana’an, vendin e mjaltës dhe qumështit, “të mos lënë të gjallë asgjë që merr frymë”.

Sipas studimit gjenetik të kryer kohët e fundit dhe të publikuar në “Revistën Amerikane të Gjenetikës Njerëzore”, banorët e qyteteve të Sodomës dhe Gomorës nuk u shfarosën. Ata mbijetuan dhe kanë pasardhësit e tyre sot.

Hulumtuesit nxorrën ADN-në nga mbetjet e pesë njerëzve nga qytetet mëparshme, dhe i reproduktuan tërësisht. Ata krahasuan rezultatet e arritura nga analiza e ADN-së të popullsisë të Libanit dhe morën përputhje prej 90 për qind, shkruan Independent.

Rezultatet e hulumtimit arkeologjik nuk konfirmojnë shkatërrimin e qyteteve të Kana’an gjatë epokës së bronztë dhe të hekurit. Qytetet bregdetare si Sidonit dhe të Tiros vazhdojnë të ekzistojnë edhe ditët e sotme. Libanezët janë kryesisht pasardhës të banorëve të Kana’ana para ardhjes së izraelitëve.

Bëhet fjalë për vazhdimësi gjenetike në Levant i cili ekziston të paktën që nga epoka e bronzit.

Është interesante se në një zonë ku ka pasur kaq shumë luftëra gjatë shekujve të pritet të ketë diversitetit gjenetik më shumë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...