Published On: 29 Nëntor, 2016

Zbulohet akti human që Tom Doshi u mundua ta mbante të fshehtë

Deputeti Tom Doshi është rikthyer këtë herë në vëmendjen e mediave për shkak të gjestit të jashtëzakonshëm që ka bërë.

Sipas “newsbomb.al”, deputeti i ka blerë një shtëpi dhe një makinë Kardinalit shqiptar Dom Ernest Troshani, por nuk ka dashur që kjo gjë të bëhet publike.

Por dhurata e tij është zbuluar gjatë meshës së të dielës, kur Dom Troshani mbajti meshën e parë si Kardinal.

Në hapje të meshës, u falenderua deputeti Doshi për gjestin fisnik. Dom Ernest Troshani përloti Papën gjatë vizitës së tij në Shqipëri, kur tregoi jetën e vështirë që kishte kaluar gjatë regjimit komunist dhe sesi besimi i tij në Zot nuk u zbeh përballë vuajtjeve.

Në 9 tetor të këtij viti, Troshani ishte midis emrave të rinj të shpallur kardinalë nga ana e Papa Françeskut në Romë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...