Published On: 16 Qershor, 2017

Zbulohen disa kurdisje të atentateve ndaj Rugovës, ja si dështoi atentati në Prizren

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, në profilin e tij në Facebook ka shkruar për detaje të pa publikuara më parë lidhur me atentatet e kësaj organizate ndaj ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, pas vitit 2000.

Ai ka thënë se nga paniku i presidentit aktual, Hashim Thaçit nga popullaritetii i ish-presidentit Rugova, ishin dërguar disa herë agjentë për të sulmuar në mitingjet e tij.

Miftari ka treguar një rast ndaj Rugovës ku ishte planifikuar në Prizren injë atentat ndaj Rugovës, por atentatori kishte refuzuar të gjuante me armë në momentin e fundit.

Më poshtë postimi i plotë i Miftarit:

“Nga friga dhe paniku që kishte rrokur Hashim Thaqin.. nga popullariteti masiv i pas luftes të kryatarit Ibrahim Rugova
pas luftes 2000-2004, disa her ishin derguar agjent nga SHIK -u, nga Prishtina te lidhur me agjentët vendas në qytete të Kosoves, që gjate mitingjeve masive që i bante prezenca e Ibrahim Rugoves, që ta prishnin mitingun masovik duke shkaktuar incidente kishte rast në Mitrovice, kur ishte sulmuar Ibrahim Rugova dhe eskorta e tij me patate ose veze. Ka pas rast kur në mase jan lëshuar disa here bomba shkollore për të bërë panik, ka pat rast kur edhe jane përgatitur seriozisht edhe atentate kunder Rugoves, në Prizren, por gjuajtësi (atentatori) ka refuzuar të shtinte me armë në Rugovën në momentin e fundit”, shkruan Miftari.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...