Published On: 17 Gusht, 2016

Zbulohen 3 letrat, ja çfarë i shkruante Sokrati të dashurës së tij Jonidës para se ta vriste

Dalin në dritë tre letrat qe Sokrat Shani shkroi para se të vetëvritej. Ne njërën prej tyre, e cila transmetohet për herë të parë, ai tregon për dashurinë e tij ndaj Jonida Canakut, vajzës së cilës i mori jetën.

“Vendosa të iknim nga kjo jetë të dy bashkë”. Sokrat Shani kishte firmosur më parë vdekjen e partneres dhe të vetes. Pasi vrau të dashurën e tij Jonida Çanakun, do të vetëvritej. Këtë e tregon qarte në njërën nga tri letrat.  Një ditë parë se të qëllonte veten me plumb në kokë, në dt. 14, që korrespondon me momentin e mbytjes së 29 vjeçares në Golem, Sokrat Shani shkruan në letrën e publikuar nga “ABC News”.

“Vendimin e mora sot më 14. 08 2016.

Për Jonidën që e desha edhe në varr.

Vendosa të iknim nga kjo jetë të dy bashkë. Jeta është e bukur dhe aq e vështirë.

Të gjithë skenën e krimit e kam kryer une në gjendje të rëndë psikologjike dhe depresioni.

Sokrat . V Shani.

14. 08.2016 .”

Në letrën e dytë, biznesmeni 65 vjeçar kujdeset, të tregojë ku ndodhej trupi i pajetë i Jonida Çanakut. Shënon adresën në pallatin e motrës së tij në Golem.

Kurse mbylljen ai e bën në letrën e tretë. Aty shënon adresën e shtëpisë dhe sipër saj vendos çelësat e banesës së motrës. Shani ishte kujdesur deri në detaj para se të vetëvritej.

Tri letrat tregojnë këmbënguljen e tij që kufoma të gjendej nga policia. Çifti kishte lidhje prej më shumë se tre vjetësh, dhe burri kishte vendosur të martohej me vajzën 29 vjeçare, e cila duket se nuk ka qenë dakord. Histori të tille nuk ka parë bota, shkruante Sheksipri për Romeo e Xhulieta. E tillë duket edhe historia e Sokrat Shanit dhe Jonida Çanakut.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...