Published On: 16 Korrik, 2017

Zbulohen 244 mijë euro në sefin e ish-drejtorit të Klinikës së Shkupit, ja detajet (FOTO)

Gjatë bastisjes së shtëpisë së ish-drejtorit të Klinikës së Neurologjisë në Qendrën Klinike të Shkupit, Aleksandar Çaparovski janë gjetur 244 mijë euro. Paratë ishin gjetur në sefin (arkën) e tij personale, edhe ate në valuta të ndryshme.

Ai ngarkohet me vepër penale për mitmarrje, ndërsa muaj më parë u arrestua nga policia. Ndaj Çaparovskit do të ketë edhe padi tjetër për përfitim të fshehtë dhe antiligjor të pasurisë, pasi që paratë e tilla ai nuk i kishte lajmëruar në Listën e pasurisë që është obligative për tu plotësuar në Komisionin Antikorrupsion, për shkak se bëhet fjalë për zyrtar të emëruar.

Paratë e gjetura në arkën e tij personale janë të valutave të ndryshme, nga denarë, dollarë e euro, deri në franga, kuna kroate, levë të Bullgarisë e dollarë australian. Po ashtu janë gjetur edhe gjësende të tjera me vlerë , të cilat nuk dihet se si i ka përfituar. Çaparovski gjithashtu posedon edhe gjashtë fletëpronësi për pasuri të patundshme në Shkup dhe Gostivar. Ai u arrestua më 30 maj, pas një denoncimi nga një prind, se i kishte kërkuar moti për shërimin e djalit të tij jashtë vendit. (INA)

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...