Published On: 2 Gusht, 2017

Zbardhet plagosja në Shkodër, pronari e qëlloi me armë qiraxhiun pse nuk i pagoi dritat

  • Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkodër, ku një person mbeti i plagosur si pasojë e plumbave ka mbetur i plagosur një person.

Shtetasi i plagosur, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën është Fatmir Zyla, ndërsa autori i plagosjes është Dedë Guri, i cili është arrestuar nga policia pas ngjarjes. “Panorama” mëson se Dedë Guri i kishte dhënë me qira një dyqan të plagosurit. Mirëpo, Zyla nuk kishte paguar faturat e energjisë elektrike. Për këtë arsye, Guri ka shkuar të sqarohet me Zylën, mirëpo ka hasur në një pritje jo miqësore prej tij.

Dy personat janë konfliktuar fizikisht, deri sa Guri ka marrë armën e tij pistoletë dhe ka qëlluar mbi Zylën duke e lënë të plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, ka qenë vjehrra e Zylës që ka menduar të hakmerret. Ajo ka marrë një pistoletë tjetër dhe ka tentuar të qëllojë mbi pronarin, por i është bllokuar arma.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...