Published On: 30 Maj, 2017

Zbardhet përgjimi: Agjenti i BIA-s jepte urdhëra si të sulmohen shqiptarët dhe Zoran Zaev

Thellohet skandali i ndërhyrjes së shërbimit sekret serb BIA në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Maqedoni.

Rrjeti investigativ mediatik KRIK, ka publikuar një përgjim ndërmjet diplomatit dhe agjentit të shërbimit serb BIA, Goran Zhivaljeviç, kryetarit të Partisë Demokratike serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviç dhe deputetit të partisë së Aleksandër Vuçiçit, Mirosllav Lazanski, ku ata planifikojnë një plan agresiv dezinformacioni kundër shqiptarëve dhe Zoran Zaevit.

Sipas transkripteve, të cilat i ka shpërndarë në faqen e tij edhe deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri, Beogradi merrte përsipër që të financonte një fushatë të tërë propagande që të ndalonte ardhjen e qeverisë së përbashkët të Zoran Zaev me shqiptarët, por edhe të kundërshtonte fort hyrjen e Maqedonisë në NATO.

Dokumenti zbulon se spiuni serb i ka dhënë urdhëra kreut të partisë së pakicës serbe në Maqedoni, se me cilët analistë duhet të takohet, çfarë temash duhet të trajtohen dhe sa para do të merren.

Në transkript thuhet hapur se i gjithë ky operacion ka mbështetjen por edhe direktivën nga Moska.

Zbardhja e përgjimeve tregon se kryetari i partisë së pakicës serbe në Maqedoni,  ka biseduar edhe me deputetin e Vuçiçit, Llazanski, në lidhje me editorialet që do të publikohen në gazetën “Politika” të Beogradit.

Në prononcimin e tij për KRIK, deputeti Llazanski ka thënë se ai ka bërë thjesht punën e gazetarit, pasi ai njihet edhe si një nga publicistët e çështjeve rajonale.

“Unë nuk jam shërbim, as nuk jam zëdhënës i shërbimit, unë atje nuk kam qenë si i zgjedhuri i popullit, por vetëm si gazetar i ‘Politika’-s dhe si dikush që ka punuar në televizionin e Republikës së Serbisë’, deklaroi ai.

Ndërkaq, në debat kanë ndërhyrë edhe kryeministri në detyrë i Serbisë dhe Presidenti i zgjedhur, Aleksandër Vuçiç, por edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç.

Vuçiç ka deklaruar se përgjimet janë të paligjshme sepse janë bërë pa urdhër gjykate, ndërsa Daçiç ka thënë se në Shkup ka edhe shërbime e agjentë të spiunazhit perëndimor, por ata nuk i luan kush. /tesheshi.com/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...