Published On: 31 Gusht, 2017

Zbardhet dokumenti, ja kush e liroi vrasësin e gjyqtares Fildes Hafizi

  • Është zbardhur dokumenti që fakton se si është liruar nga burgu Fadil Kasemi, ish bashkëshorti që vrau këtë të enjte në Tiranë gjyqtaren Fildes Hafizi.

53 vjeçari Kasemi është liruar falë amnistisë së fundvitit të kaluar, akti i cili është bërë nga ish Presidenti Bujar Nishani.

Fadil Kasemi ishte dënuar me 3 vite burgim nga Gjykata e Kavajës në vitin 28.04.2016 por dënimi që ai ka kryer ka qenë vetëm 11 muaj e 8 ditë. Kasemi ka përfituar ulje të dënimit falë gjykimit të shkurtuar dhe në fund të vitit të kaluar ka qenë subjekt i amnistisë së Presidentit. Kësisioj, vrarësi i gjyqtares është liruar më 14 janar të vitit 2017.

Dokumentin e ka publikuar News24.

URDHRI I LIRIMIT

Me vendimin Nr. 76 dt. 28.4.2016 të Gjykatës së Rrethit Kavajë shtetasi Fadil Kasemi deklaruar fajtor dhe dënuar me vendim të formës së prerë me 3 (tre) vite burgim, për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 278/2, 130/a/4 të Kodit Penal, vendim i cili ka marrë formë të prerë më datë 14.09.2016. Për këtë vendim ka lëshuar Urdhër Ekzekutimi Prokuroria e Rrethit Kavajë më dt. 16.11.2016.

– I dënuari Fadil Kasemi është arrestuar më datë 19.07.2015 dhe ka përfituar 6 muaj e 23 ditë zbritje dënimi në bazë të nenit 57 të K.Penal dhe nuk ka përfituar ulje dënimi dhe deri më sot më datë 14.09.2016 nga dënimi i dhënë i mbeten për të vuajtur dhe 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 8 ditë burgu.

– Në zbatim të Ligjit Nr. 141/2016 “Për dhënie Amnistie”, ky i dënuar përfiton ule të dënimit.

– I dënuari Fadil Kasemi lirohet sot më dt. 14.01.2017 me “Amnisti”.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...