Published On: 17 Maj, 2017

Zbardhet biseda në mes Krasniqit dhe Kurtit

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, e ka konfirmuar takimin e tij para pak çastesh të zhvilluar me ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në selinë e këtyre të fundit.

Ai tha për Express se takimi në fjalë ka qenë i caktuar më herët, ndërkaq bëri të ditur se është biseduar rreth situatës së krijuar politike.

“Kam pirë kafe me Hydën e Albinin. Takimi ka qenë i caktuar më herët. Është biseduar për situatën e krijuar poltike”, është shprehur ai.

I pyetur nëse është diskutuar për ndonjë koalicion të mundshëm paszgjedhor, Krasniqi nuk e mohoi një gjë të tillë.

“Natyrisht që po, por jo diçka konkrete”, shtoi ai. Ish-kryetari i Kuvendit, gjithashtu mohoi se partia e tij mund ta braktisë PDK-në dhe AAK-në me të cilët aktualisht është në koalicion.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja që nuk ka arritur marrëveshje koalicioni me asnjë parti, të paktën deri më tani.

PDK përveç me shtatë parti të vogla ajo hyri në koalicion me AAK-në e Nismën. Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë marrëveshje me Alternativën dhe AKR-në e Pacollit. /GazetaExpress/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...