Published On: 29 Maj, 2017

Zbardhen dëshmitë/ Nxënëset: Drejtori na ngacmoi seksualisht në korridor

Zbardhen detaje nga ndalimi i Yzedin Hajdarajt, drejtorit të shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara” në Berat.

Ngjarja për të cilën drejtori është akuzuar si përgjegjës, dyshohet se ka ndodhur të mërkurën, gjatë kohës kur dy vajzat ndodheshin në zyrën e drejtorit për shkak të një provimi të prapambetur.

Si mësues i lëndës së gjeografisë për vitin e dytë, përkatësisht në klasat e 11-­ta, drejtori mësohet se u kishte dhënë mundësinë dy nxënëseve që të jepnin provimin e fundit që nuk e kishin kryer ende. Për të bërë provimin drejtori i kishte marrë dy vajzat në zyrën e tij dhe u kishte dhënë tezat e zhvillimit. Pikërisht gjatë kohës që kanë qenë duke zhvilluar provimin, nxënëset kanë akuzuar drejtorin se ky i fundit i kishte ngacmuar seksualisht.

Ndërkohë që sipas dëshmisë së njërës prej vajzave, e njëjta situatë  kishte ndodhur me të edhe një muaj më parë, kur 59­ vjeçari e kishte prekur ndërsa kalonte në korridorin e shkollës. Menjëherë sapo kanë përfunduar provimin, nxënëset kanë shkuar në Drejtorinë Arsimore në Berat, ku kanë kërkuar të konsultohen për të denoncuar rastin.

Një psikologe e DAR është vënë menjëherë në dispozicion të vajzave dhe sapo është mësuar se bëhej fjalë për ngacmim, i pretenduar seksual nga një drejtues shkolle, është bërë denoncimi në polici. Në prezencë të psikologes dhe të prindërve vajzat kanë denoncuar drejtorin se i kishte prekur në pjesë të ndryshme të trupit, herë njërën e herë tjetrën. Policia është duke hetuar në lidhje me ngjarjen, ku përveç vajzave mësohet se janë pyetur familjarët e tyre, disa nxënës të tjerë të shkollës dhe kolegë të drejtorit.

Policia në pistat e hetimeve nuk ka përjashtuar as mundësinë e një ngjarjeje të trilluar nga vetë nxënëset, gjë e cila mbetet për t’u hetuar tashmë. Lajmi për ndalimin e drejtorit ka tronditur gjithë kolegët, por dhe nxënësit e tjerë të shkollës. E ndërsa kolegët e Hajdarajt kanë pasur reagim të prerë duke mos u prononcuar dhe lënë në dorë të hetimeve zbardhjen e së vërtetës, nxënës të shkollës shprehen se drejtori kurrë më parë nuk kishte shfaqur sjellje të tilla. Me shumë pikëpyetje ngjarja konsiderohet e rëndë për sistemin arsimor në Berat, pasi vetë shkolla ku ka ndodhur ngjarja (Bab Dudë Karbunara) është e njohur në shkallë vendi për rezultatet e arritura në shumë olimpiada shkencore, por edhe nxënësit e nxjerrë ndër vite në bazë të rezultateve të arritura në Maturën Shtetërore. /Eriola Azizolli/Panorama

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...