Published On: 29 October, 2016

Zafir Berisha: Hashim Thaçi është tradhtar!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA për Kosovën, Zafir Berisha, në një intervistë për Gazetën Blic ka shpjeguar arsyen e akuzimit të Presidentit Thaçi për tradhti, duke thënë se ai nuk ka bërë asgjë në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

“Tradhtia ‘brina’ nuk ka thotë një fjalë popullore, ai duke qenë në krye të institucioneve për shumë vite , duke qenë edhe në krye të drejtorisë politike të UÇK-së, nuk ka bërë asgjë në mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare, përkundrazi ai dyshoj me të drejtë se meqë nuk ka bë asgjë ka qenë në dijeni dhe ka dhënë kontribut në njollosjen e njerëzve të caktuar te UÇK-së duke menduar se do të mbetet i paprekshëm”, ka thënë Berisha.

Gjatë kësaj interviste deputeti Berisha, ka folur edhe për koalicionet e mundshme.

 

Gazeta Blic: Z. Berisha, keni pasur një përplasje verbale me zëvendëskryeministrin Kuçi, pse ndodhi ajo?

Zafir  Berisha: Nuk ishte ndonjë përplasje e paargumentueshme, unë thjeshtë shpreha mendimin tim rreth rolit të tij në kohën sa ka qenë ministër i Drejtësisë, por kjo nuk d.m.th se ai duhet me u pajtu me mu siç nuk pajtohem edhe unë me të.

Gazeta Blic: Keni akuzuar presidentin Hashim Thaçi për tradhti ndaj vendit. Mbi çfarë baze e keni thënë këtë?

Berisha: Tradhtia ‘brina’ nuk ka thotë një fjalë popullore, ai duke qenë në krye të institucioneve për shumë vite , duke qenë edhe në krye të drejtorisë politike të UÇK-së, nuk ka bërë asgjë në mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare, përkundrazi ai dyshoj me të drejtë se meqë nuk ka bë asgjë ka qenë në dijeni dhe ka dhënë kontribut në njollosjen e njerëzve të caktuar te UÇK-së duke menduar se do të mbetet i paprekshëm. Ai tashmë është publikisht i përfolur si bashkëpunëtor i shërbimit sekret francez, që e përforcon dyshimin tim se ka mision djallëzor për perspektiven evropiane të Kosovës.

Gazeta Blic: Si e sheh Kadri Veselin në krye të PDK-së?

Berisha: Kadria është Kadri, ashtu edhe e shoh si Kadri!

Gazeta Blic: A do të bëjë koalicion Nisma me PDK-në?

Berisha: Nuk është radha as ta mendojmë, e lëre më të bëjmë koalicion.

GazetaBlic: A do të pranojë Nisma dhe AAK të hyjnë në koalicion parazgjedhor me AKR-në?

Berisha: Pse a ende ekziston AKR-ja a? Nuk e kemi as në agjendë s nuk e kam se e ka pushu aktivitetin ky subjekte politik.

GazetaBlic: Çfarë do të ndodh me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi? Si duhet të veprojë qeveria me marrëveshjen në fjalë?

Berisha: Demarkacioni nuk do të kaloj. Kjo më është e sigurt dhe ky version as që duhet të vijë në Kuvend. Ardhja në Kuvend kështu siç mendon qeveria, e llogaris provokim i situatës politike. Qeveria duhet të pranoj se ka gabuar dhe kjo çështje duhet te filloj nga zero, në mënyrë që të evitohet cënimi i sovranitet vendit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...