Published On: 29 Nëntor, 2016

Zaevin e nxjerrin me plis në Ditën e Flamurit (FOTO)

Një pjesë e mediave të afërta me VMRO-DPMNE sot me rastin e Ditës së 28 Nëntorit – Festës së Flamurit dhe Pavarësisë së shtetit shqiptar e kanë nxjerrë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev me plis në kokë.

Në tekstin e shkruar dhe të shpërndarë në shumë portale theksohet se Zaev është një nga politikanët që po angazhohet për federalizimin dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.  Ndërsa në këtë shkrim thuhet se Zaev ka hapur Kutinë e Pandorës, duke i hapur një derë Shqipërisë së Madhe, apo kantonizimit të Maqedonisë. Këtu përmendet takimi i kryetarëve të komunave shqiptare në Ballkan në Tiranë në organizim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

zaev-plis

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...