Maqedonia

Zaev zbutet për gjuhën shqipe: Me ose pa Venedikun, gjuha shqipe do të shkoj në Kuvend (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëron se me ose pa mendimin e Komisionit të Venedikut, ligji për gjuhën shqipe do të hyjë në Kuvend.

Sipas Zaevit ligji mund të miratohet, ndërsa i njëjti të hyjë në fuqi pas mendimit të marr nga Komisioni i Vendeikut.

I pyetur për obstruksionet e mundshme që mund të burojnë nga VMRO- ja opozitare në lidhje me ligjin e shqipes, Zaev deklaroi se opozita e ka shansin historik të plotësojë premtimin, për afrimin dhe ndërtimin e raporteve me shqiptarët.

Cilët ishin qëndrimet e Zaevit për gjuhën gjatë muajve të kaluar?!

Në muajin mars, derisa po negociante për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev, në pyetje të gazetarëve për gjithën shqipe, deklaroi se ai fillimisht duhet të marrëmandatin, e më pas të japë qëndrimet e LSDM-së për gjuhën. Bile, ripërsëriti deklaratën e thënë para selisë së BDI-së se si për çështje tjera të hapura për vendin edhe për gjuhën shqipe do të hapë debat të ekspertëve.

Neve na kanë treguar ekspetë kushtetues, ndoshta atyre, opinionit në debatë ekspertët do të thonë diçka tjetër. Të mos frigohemi, debati në fund do të nxjerrë në sipërfaqe çfarë është kushtetueshmërisht e lejuar dhe çfarë nuk është. Deri më tani në Maqedoni shpekulohej shumë shpesh për punët e lejuara kushtetuese dhe çfarë jo. Dhe kështu shtyhej përmes derës së vogël, përmes vrimës së gjilpërës, sot ka debatë për çështjet, gëzohuni asaj debate, nuk ka ikje nga debatet, debati sjell kualitet, i sjell të gjitha qëndrimet, të gjitha pozitat e njerëzve më profesionist të cilët Maqedonia i ka”, tha Zaev më 10 mars 2017.
Por prej më 31 maj, kur u votua Qeveria e re e udhëhequr nga Zoran Zaev, e deri më sot, ende nuk është hapur asnjë çështje konkrete në lidhje me zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Madje nuk është organizuar asnjë debatë me ekspertë. Ndërsa vetëm disa sditë më parë, në komisionin për Çështje Evropiane, ku Qeveria promovoi planin 3-6-9, kryeministri Zaev tha se ligji për shqipen fillimisht do të shkojë në Komisionin e Venedikut.

Koalicioni i shumicës qëndron fuqishëm pas sjelljes së ligjit për gjuhën. Ne kemi qëndrime të qarta për këtë çështje. Punohet propozim ligji, dëshirojmë ta punojmë edhe me BESË-n edhe me PDSH-në edhe me VMRO-DPMNE-në, me të gjithë, por qëllimi strategjik i Qeverrisë, i definuar në këtë plan është që ta miratojë planin, ta dërgojë në konsultime në Komisionin e Venedikut dhe pas sygjerimeve të Komisionit të Vnedikut ta dërgojmë në debatë në Kuvend”, deklaroi Zaev.
Ndryshimi i qëndrimit dhe inkuadrimi i një faze shtesë në procesin e miratimit të ligjit për gjuhën shqipe u vlerësua nga ekspertët si zvarritje e kësaj çështjeje deri në zgjedhjet lokale, pasi me këtë çështje Zaev rrezikon të humbë besimin tek votuesit maqedonas.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *