Published On: 16 Korrik, 2017

Zaev sërish pritet të takohet me Thaçin, shkas ultimatumi i Selës për gjuhën shqipe?!

Pritet që sot ose ditëve në vijim zhvillohet një takim mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të PDSH Menduh Thaçit, mëson INA. Lajmi bëhet i ditur nga burime partiake pranë LSDM.

Ky takim sipas gjitha gjasave vjen si pasojë e presioneve te vazhdueshme të liderit të LR PDSH Ziadin Selës për sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, në 100 ditëshin e parë të Qeverisë Zaev, dhe mundësinë e largimit të LR PDSH nga Qeveria nësë ky ligj do prolongohej në një afat të pacaktuar.

Edhe pse LR PDSH është në fazën përfundimtare për ndarjen e resoreve, megjithate kjo parti ka vazhduar me presionin për sjelljen e ligjit per gjuhën shqipe.

Ditë më parë edhe zv/kryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika se ky ligj i gjuhës shqipe duhet dhe do të sillet brenda 100 diteshit të pare te qeverisjes.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...