Published On: 19 Nëntor, 2016

Ymeri: Shqipëria është dashur të reagojë për rastin e Astrit Deharit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thekson se duhet të kryhet një hetim i pavarur për vdekjen e aktivistit të saj në burgun e Prizrenit, Astri Dehari.

I ftuar në Orën e Intervistës në Ora News, Ymeri thekson se qeveria e Kosovës ka tentuar ta fshehë ngjarjen, ndërsa deklaron se arrestimi i tij ishte politik.

Ymeri: Astrit Dehari është mbajtur në burg dhe është arrestuar pa kurrfarë prove. Ai është akuzuar për veprën më të rëndë, terrorizëm. Astriti është mbajtur për 68 ditë në burgun e Prizrenit. Asnjëherë nuk është intervistuar. Neve na lejon të besojmë se arsyeja e arrestimit të tyre është politike.

Meqë janë arrestuar pa fakte dhe pa prova, atëherë qartazi kemi të bëjmë me një arrestim politik. Për ne ky hetim nuk ka përfunduar. Ne insistojmë të kemi një hetim të pavarur, i cili do ta zbardhte të vërtetën për vdekjen e Astritit. Ajo që ka bërë prokuroria dhe institucionet e hetuesisë, e cila është udhëhequr nga njerëz të afërt të pushtetit janë të papranueshme. Sylë Hoxha si kryeprokuror është person që përmes përgjimeve, ai shihet që nëpërmjet Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin praktikisht caktojnë të besueshmit e tyre në secilin institucion.

Cili është motivi i fshehjes së ngjarjes?

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se më përpara duhet zbardhur ngjarja dhe më pas duhet mësuar motivi i fshehjes.

Ymeri: Ne duhet të dimë më së pari të vërtetën për të kuptuar edhe qëllimin e fshehjes. Që ka një investim për ta orientuar opinionin publik aty ku do pushteti dhe jo ku është e vërteta, është shumë e qartë.

Ymeri e konsideroi të çuditshëm mos reagimin e Shqipërisë për ngjarjen.

Ymeri: Ky nuk është një rast i thjesht dhe nuk mund të reduktohet në aspektin teknik të autopsisë. Vdekja e një aktivisti politik në burg është edhe pikëpyetje për demokracinë, për të drejtat elementare që duhet t’i garantohet një njeriu dhe pikëpyetje edhe për sigurinë, por edhe pikëpyetje se si po qeveriset Kosova.

Vdekja e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit pak a shumë paraqet të vërtetën e këtij shteti të kapur dhe si funksionon ai dhe mungesa e limiteve ku ai shkon për të luftuar kundërshtarin politik. Çdo kush duhet të kishte një deklarim në dy shtetet shqiptare në mënyrë që të insistohet që hetimet të jenë të pavarura, transparente.

Deri më tani nuk kemi pasur një reagim të tillë nga institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe kjo është e çuditshme dhe unë do të kisha pritur që të kemi një reagim të tillë në mënyrë që të insistohet që të kemi reagim për Astritin.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...